Anglezi dhe serbja të aksidentuar në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, jashtë rrezikut

Dy të lënduarit në një aksident që ka ndodhur para disa orësh në magjistralen Prishtinë- Mitrovicë, nuk kanë lëndime serioze dhe janë liruar nga QKUK.

Lajme

18/05/2014 19:52

Kështu mëson KosovaPress sipas burimeve të saj. 

Bëhet e ditur se të ngasësi i veturës është shtetas anglez dhe në Kosovë punon si pjesëtarë i EULEX-it ndërsa pasagjerja është serbe e Kosovës, zyrtare e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal. 

Asnjëri nga ta nuk ka marrë lëndime, përveç tronditjes dhe të dy janë liruar nga QKUK. 

Ata nuk janë aksidentuar me ndonjë automjet tjetër por automjeti i tyre është rrokullisur. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.