Anglezët preferojnë që Anglia të mbetet në BE

Shumica e të rinjve anglezë kanë pranuar se preferojnë që vendi i tyre, Anglia, të qëndrojë në Bashkimin Evropian. Ata këtë e kanë bërë të ditur gjatë një sondazhi të mbajtur në Angli

Bota

20/06/2015 10:40

Sipas një raporti të agjencisë franceze të lajmeve, me uljen e vlerës së monedhës euro është shtuar akoma më shumë mbështetja e evropianëve për unifikimin e Evropës.

Dy vjet më parë popullariteti rreth BE për shkak të krizës ekonomike u ul në nivelin më të ulët të mundshëm mirëpo sipas statistikave të nxjerrë nga qendra Pio, popullariteti rreth BE me gjithë daljen e partive kundërshtare të unionit, është duke u shtuar. Anglia përgatitet të shkojë në referendum në lidhje me anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Dhoma e Ulët e Kuvendit Anglez miratoi projektligjin që konfirmon organizimin deri në fund të vitit 2017 të një referendumi për qëndrimin ose jo të Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian, çka pasqyron vullnetin e kryeministrit David Cameron për përshpejtimin e kësaj çështjeje.  Nga 597 deputetë të pranishëm në votim, 544 i ndezën dritën jeshile referendumit.

Opozita laburiste britanike si dhe konservatorët e mbështetën referendumin ndërkohë që Partia Kombëtare e Skocisë del kundër.