Angelina, zhvendosje masive
Angelina Jolie nxori fëmijët e saj nga Los Angeles për t’i “zhvendosur” në Austriali derisa ta drejtojë filmin e ri. Ishte një stuhi entuziazmi në Aeroportin Ndërkombëtar të mërkurën mbrëma, ndërsa Angelina u largua në errësirë bashkë me zogjtë e saj. Ajo përcillej nga fëmijët e saj, Zahara 8 vjeçe, Pax 10, Shiloh 7, dhe…

ShowBiz
Angelina Jolie nxori fëmijët e saj nga Los Angeles për t’i “zhvendosur” në Austriali derisa ta drejtojë filmin e ri.
Ishte një stuhi entuziazmi në Aeroportin Ndërkombëtar të mërkurën mbrëma, ndërsa Angelina u largua në errësirë bashkë me zogjtë e saj.
Ajo përcillej nga fëmijët e saj, Zahara 8 vjeçe, Pax 10, Shiloh 7, dhe 12 vjeçari Maddox.
Po flitet që Jolie po përgatit familjen e saj për t’u zhvendosur në Australi, përderisa ajo është duke e drejtuar filmin e saj të ri, ‘Unbroken’.
Partneri i Jolie, Brad Pitt, 49 vjeçar, nuk ishte ne bordin e fluturimit me familjen e tij.
Pitt, që është edhe ambasador i OKB’së, ka qenë në kërkim të një lokacioni të përshtatshëm në Havai përpara se të vendosnin që filmin ta xhironin në rrethinat e Sydney’t.
Të martën, aktori 49 vjeçar kaloi kohën në një tank si pjesë e përgatitjeve intensive për dramën e Luftës se Parë Botërore, e cila do të fillojë xhirimet në javët në vijim.
Brad luan rolin e vet krahas yjeve si Shia LaBeouf, Michael Pena, Logan Lerman dhe Jon Bernthal në këtë film i cili do të dalë në nëntor të vitit 2014.
Filmi biografik tregon historinë e një ekuipazhi në tankun ‘Sherman’ në javët e fundit të luftës.