Angelina Jolie me pudër në një pjesë të fytyrës në tapetin e kuq

Në premierën e serisë më të re ku producent është Brad Pitt, Angelina ka dalë me pudër të bardhë në një pjesë të fytyrës.

ShowBiz

14/05/2014 13:34

Janë një staf i madh punëtorësh dhe grimerë të ndryshëm që kujdesen për daljen e yjeve  në skenë dhe nëpër tepihë të kuq, por gabimet ndonjëherë edhe ndodhin.

Çifti Angelina Jolie dhe Brad Pitt mbrëmë janë shfaqur bashkë në tepihun e kuq të shtruar me rastin e premierës së serisë më të re ku producent është Pitt, ‘The Normal Heart’.

Megjithëse ata janë dukur për mrekulli bashkë, si gjithmonë, tek anelina ka ndodhur një pakujdesi e vogël.

Ajo ka dalë krah burrit me një grim të lehtë dhe fustan të zi, por me më shumë pudër se që duhet. Pudra e basrdhë i ka mbetur në një pjesë të fytyrës që sigurisht, nuk ka mbetur pa u vërejtur nga fotografët e shumtë.