Angelina Jolie me film të ri
Angelina Jolie i është drejtuar skenës, për filmin e saj të ri ‘Unbroken’. Aktorja amerikane po qëndron në Sydney të Australisë, ku është duke u xhiruar ky film. Ylli i filmit e kishte zgjedhur për ta veshur një fustan të gjatë të thjeshtë, të zi, dhe syze dielli, duke qenë në qendër të vëmendjes nga…

ShowBiz
Angelina Jolie i është drejtuar skenës, për filmin e saj të ri ‘Unbroken’. Aktorja amerikane po qëndron në Sydney të Australisë, ku është duke u xhiruar ky film.
Ylli i filmit e kishte zgjedhur për ta veshur një fustan të gjatë të thjeshtë, të zi, dhe syze dielli, duke qenë në qendër të vëmendjes nga mediat në kontinentin e ‘Kangurëve’.
Filmi do të dalë në kinema më 25 dhjetor, 2014, ndërsa tematika e tij ka të bëjë me jetën e Louis Zamperinit, një vrapues olimpik, i cili kishte përfunduar në burg të forcave japoneze, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në këtë film do të luajnë yje si Domhnall Gleeson, Garrett Hedlund, Jai Courtney e Alex Russell. Jolie është regjisore e këtij filmi.