Angelina Jolie dhuron donacion 200 mijë dollarë për luftën kundër racizmit

Në mesin e protestave që po mbahen kundër abuzimit me personat me ngjyrë në SHBA, shumë të famshëm po ngritin kauza bamirësie.

ShowBiz

05/06/2020 23:04

Angelina Jolie, 45 vjeçe, iu bashkua asaj liste të enjten, kur aktorja dhuroi 200,000 dollarë në Fondin e Mbrojtjes Ligjore të NAACP, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

“Unë qëndroj me Fondin e Mbrojtjes Ligjore NAACP në luftën e tyre për barazi racore, drejtësi sociale dhe thirrjen e tyre për reformë urgjente legjislative,” tha fituesja e “Oscar” në një prononcim për ET.

‘Të drejtat nuk i përkasin asnjë grupi që t’i japë një tjetri. Diskriminimi dhe mosndëshkimi nuk mund të tolerohen, shpjegohen ose arsyetohen”, vazhdoi ylli.

“Shpresoj se mund të bashkohemi si amerikanë për të adresuar gabimet e thella strukturore në shoqërinë tone”, shtoi aktorja.

Përveç punës së saj si regjisore, Jolie është e përfshirë shumë në punën humanitare dhe shërben si e Dërguar Speciale për Komisionin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.

Shembull të tjerë që kohën e fundit dhuruan për kauza të ndryshme rreth çështjeve që protestohen përfshijnë Lena Dunham, Floyd Mayweather dhe Harry Styles.

Ndërkohë, Kim Kardashian bëri një njoftim të enjten në lidhje me mënyrën sesi do të ndihmojnë kompanitë e saj pas vdekjes së George Floyd.

TMZ së fundi njofti se Kanye West ka dhuruar 2 milionë dollarë për familjet dhe ekipet ligjore duke luftuar për Ahmaud Arbery, Breonna Taylor dhe Floyd. /Lajmi.net/