Angela ‘ngacmon’ ndjekësit me fustanin transparent e me dekolte të hapur

Angela erdhi e 'zjarrtë' në fotografitë e fundit.

ShowBiz

25/02/2021 18:01

Angela Martini ka kthyer vëmendjen nga ajo përmes fotografive joshëse në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Ajo ka postuar dy fotografi, ku shfaqet e veshur me një fustan të zi, në të cilin duket tejet atraktive teksa merr poza para aparatit.

Fustani i shkurtër, me disa pjesë transparente e me dekolte të hapur, ia zbulonte modeles linjat trupore.

Fotografia e Angelës mori komente e pëlqime të shumta nga ndjekësit, të cilët e komplimentonin që po qëndron në top-formë.

Kujtojmë se Angela Martini është e martuar me Dragos Savulescun. /Lajmi.net/