Angela në Cancun me të ‘dashurin’ Fadil Berisha

Angela Martini po i kalon disa ditë pushimi në Cancun të Meksikës. Modelja shqiptare e ka postuar një fotografi në rrjetin social, Facebook, ku shihet së bashku me një person të veçantë për të, i cili ka luajtur rol të rëndësishëm në karrierën e saj. Bukuroshja shkodrane e ka dhënë edhe një mesazh në fotografi.…

ShowBiz

20/01/2014 08:05

Angela Martini po i kalon disa ditë pushimi në Cancun të Meksikës. Modelja shqiptare e ka postuar një fotografi në rrjetin social, Facebook, ku shihet së bashku me një person të veçantë për të, i cili ka luajtur rol të rëndësishëm në karrierën e saj.

Bukuroshja shkodrane e ka dhënë edhe një mesazh në fotografi. “In Cancun with my love Fadil Berisha Studio viva Mexico” (Në Cancun me dashurinë time Fadil Berisha Studio, rroftë Meksika), ka shkruar modelja me famë botërore.

Sigurisht, ajo e konsideron si një mik të veçantë fotografin e njohur shqiptar, i cili e kryen punën e tij me sukses në Neë York. është e qartë se Berisha i ka shfrytëzuar pamjet magjike të këtij vendi përrallor, për ta shkrepur aparatin përballë ‘loçkës’ Angelina.