Angela Merkel lëndohet duke skijuar

Kancelaria e Gjermanisë, Angela Merkel është lënduar duke skijuar në një resor në Zvicër, ka thënë një zëdhënës i Qeverisë së Gjermanisë. Asaj do t'i duhet të rrijë shtrirë për tri javë, por nuk do ta ndërpresë punën.

Bota

06/01/2014 11:05

Kancelaria e Gjermanisë, Angela Merkel është lënduar duke skijuar, ka thënë një zëdhënës i Qeverisë së Gjermanisë.

Si pasojë e këtij lëndimi, asaj i është dashur t’i anulojë një numër takimesh të parapara.

Raportohet se ajo ka thyer një kockë në legen përderisa po skijonte në një mal në Zvicër.

Raportohet se asaj do t’i duhet të rrijë e shtrirë sa më shumë që të jetë e mundur në tri javët e ardhshme, gjë që do ta shtyjë atë që t’i anulojë shumë takime e vizita të parapara brenda kësaj kohe.

Gjatë incidentit ajo thuhet se ka pësuar disa të gërvishtura.

Por ajo nuk do ta ndërpresë punën.

“Kancelarja natyrisht se është e aftë të punojë dhe do të jetë në komunikim të plotë”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë Gjermane, Steffen Seibert. Ai tha se incidenti ndodhi derisa ajo po skijonte “me shpejtësi të ngadaltë” por refuzoi të japë detaje tjera.