Angela Martini humb një person shumë të dashur: Engjëlli im nuk është më

Modelja e njohur Angela Martini sot ka përjetuar një humbje të madhe.

ShowBiz

06/11/2017 22:03

Në moshë fare të re, mikja e saj e zemrës ka ndërruar jetë duke e lënë të trishtuar bukuroshen shqiptare, shkruan lajmi.net

Ajo ka zgjedhur llogarinë e saj në Instagram për ta ndarë lajmin me ndjekësit e saj ndërsa ka zgjedhur që nën emocione t’i shkruar disa fjalë zemre për të.

‘’ Këto janë fjalët më të trishta që më është dashur të shkruaj deri më tani. Engjëlli im, shoqja ime e ngushtë, ajo që ishte më shumë se një motër për mua, nuk është më!.. dashur Marissa, 8 vite më parë kur ne u njohëm, ti ndryshove jetën time. Më bëre më të fortë, më të zgjuar dhe më mbushe me vetbesim.U bëra e papërshkueshme nga plumbat falë teje! Jeta jote ishte një bekim, dashuria jote nuk përshkruhej dot me fjalë dhe kujtimet e mia me ty u bënë një thesar për mua. Do të jem gjithmonë mirënjohëse për besnikërinë, bujarinë dhe dashurinë tënde! I vetmi mendim që më jep shpresë është që e gjitha kjo është e përkohshme dhe jemi të gjithë kalimtarë në këtë botë. U prehsh në paqe! Do të të dua përgjithmonë!’’, ishin fjalët e Angela Martinit përkrah fotografisë së tashmë të ndjerës./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BbKVpQtHfRq/?hl=en&taken-by=angela_martini