Nga nesër shi dhe borë, ky është parashikimi i motit për këtë javë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Lajme

24/12/2018 08:06

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), gjatë kësaj javë në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i ndryshueshëm, shkruan lajmi.net.

“Dita e hënë do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe me reshje të kohë pas kohëshme të shiut, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës  parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Të martën do të ketë rënie të temperaturave në të dy vlerat ekstreme dhe mundësi për reshje shiu dhe bore në disa vende të intensitetit të dobët, të cilat pastaj do të ndërpriten.

Temperaturat minimale parashihen të ulen deri në -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s. /Lajmi.net/