Anëtarja e LDK-së godet krerët e partisë: Turp në dorë të kujt e lamë partinë

Donika Gërvalla, vajza e heroit Jusuf Gërvalla, njëherësh aktivistja shumëvjeçare e LDK-së, ka goditur figurat që sot udhëheqin këtë parti.

Lajme

19/01/2020 10:38

Në një postim në facebook, ajo ka shkruar “mjerë ai popull qe pret diçka nga Mustafa, Veliu, e Haziri”.

Dhe vazhdon, duke krahasuar degradimin e kësaj partie me figurat që udhëhiqnin dikur këtë parti dhe ato që e udhëheqin sot.

Gërvalla e ka nisur statusin në llogarinë e saj në Facebook duke shkruar “turp!” dhe duke thënë se turpërohet kur e sheh se në dorë të kujt ka mbetur LDK-ja.

Postimi i plotë:

Turp!

Sa turpërohem kur e shoh se në dorë të kujt e lamë partinë, e cila me kaq mençuri, guxim dhe largpamësi i udhëhoqi shqiptarët në Kosovë drejt lirisë dhe pavarësisë.

Skuqem para gjeneratave të reja për veprimet e klanit tërësisht të papërgjegjshëm në krye të kësaj partie.

Vërtet nuk është e lehtë për një parti të përfundojë nga Ibrahim Rugova në Isa Mustafën dhe nga prof.

Fehmi Agani në Agim Veliun dhe Lutfi Hazirin.

Mjerë ai popull që ende pret diçka prej tyre! /Lajmi.net/