Anëtari i VV-së: Nëse LDK mbetet në opozitë, në zgjedhjet e ardhshme i bëhet pragu si i Nismës
Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani përmes një postimi ka komentuar bisedimet mes VV-së dhe LDK-së.
Lajme
Sipas tij, nëse shkohet në zgjedhje të reja, LDK nuk do të mund të marrë më shumë se 20 deputetë.
“LDK është mirë me ja shti lapsin kësaj pune!Nëse shkohet në zgjedhje nuk mund të marr me shumë se 20 deputet!Nëse mbetet në opozitë, në zgjedhjet e ardhshme i bohet PRAGU sikurse NISMA-së.”, ka shkruar ai.
Albin Kurti dhe Isa Mustafa sot kanë dështuar të arrijnë marrëveshje për koalicion bashkëqeverisës. /Lajmi.net/