Në Mitrovicë, ngritën nëntë aktakuza për rastet e dhunës në familje
Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka ngritur nëntë aktakuza për rastet e dhunës në familje gjatë muajit nëntor.

Lajme
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë muajit nëntor ka pranuar 13 raste të cilësuara si dhunë në familje, me ç’rast si rezultat i trajtimit me prioritet të këtyre rasteve, gjatë muajit nëntor, kjo prokurori i ka ngritur nëntë aktakuza për rastet e dhunës në familje, raporton lajmi.net.
Përmes një njoftimi për media, kjo prokurori ka bërë të ditur se me rastin e ngritjes së këtyre aktakuzave, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, që të pandehurit të shpallen fajtor për veprat penale të cilat u vihen në barrë dhe të njëjtit të dënohen sipas ligjit.
Vlen të theksohet se në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës është i angazhuar një prokuror i cili merret ekskluzivisht me rastet e dhunës në familje, dhe këto raste në këtë prokurori trajtohen me prioritet. /Lajmi.net/