Andy Ruiz ‘tmerron’ fansat e Joshuas me këtë video

Andy Ruiz Jr ka treguar se ai po punon fortë për duelin e fundjavës ndaj Anthony Joshua, e vlefshme për kampionin e kategorisë së rëndë.

Sport

27/05/2019 13:55

Bokseri meksikan po përgatitet të shkruajë historinë të shtunën mbrëma në ‘Madison Square Garden’, por ai është kritikuar për fizikun e tij.

Ruiz Jr, rekordi i të cilit është 32 fitore dhe vetëm një humbje, u njoftua shumë vonë si kundërshtari i Joshuas pas Jarrell Miller dështoi në testet e drogës në muajin prill, transmeton lajmi.net.

Dyshja do të ndeshet për titujt IBF, WBO dhe WBA, të cilat aktualisht mbahen nga boksieri britanik.

Megjithatë, një video e postuar në Youtube tregon lëvizjet e shpejta që ka Ruiz Jr, pavarësisht fizikut jo të mirë.

Më poshtë mund të njiheni më mirë me kundërshtarin e Anthony Joshuas. /Lajmi.net/