Andy Ruiz mezi po pret rimeçin me Joshuan: Nuk dua të jem një kampion 15 minutësh

Andy Ruiz Jr është shprehur se ai është i 'uritur' për ta mbrojtur titullin me Anthony Joshuan.

Sport

05/09/2019 09:27

Andy Ruiz arriti ta mposhte boksierin britanik pas shtatë raundeve në muajin qershor, duke u bërë meksikani i parë që fiton titullin në peshat e rënda.

Ruiz, i cili u pa ballë për ballë me Joshuan për herë të parë të mërkurën që nga ajo natë historike në New York, është i gatshëm për sfidën 7 dhjetorit në Diriyah, përcjell lajmi.net.

“Nuk dua të jem një kampion 15 minutësh”, tha ai në konferencën e parë për shtyp të mërkurën.

”Më 1 qershor bëra realitet ëndrrat e mia. Kishte shumë sakrificë dhe gjak, djersë dhe lot. Ndjehem sikur jam këtu për një qëllim”.

”E di që më 7 dhjetor Joshua do të jetë më i vështirë, ai do të jetë i fortë, është i uritur, por edhe unë jam. Unë e di se shumë njerëz thonë se nuk po stërvitem, por po punoj shumë”, potencoi ai. /Lajmi.net/