Andy Murray fiton Wimbledonin

Andy Murray është fitues i turneut më të madh të tenisit, Wimbledon, për vitin 2016.

Sport

10/07/2016 18:06

Tenisti britanik ka mposhtur në finalen e madhe kanadezin Milos Raonic.

Murray ishte më i mirë se tenisti me prejardhje nga Mali i Zi, Raonic, gjatë gjithë kohës, duke fituar 3:0 në sete (6:4, 7:6, 7:6), përcjellë “Lajmi.net”.

Ky është trofeu i dytë në Wimbledon për Murrayn, pas triumfit në vitin 2013.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.