Andre Silva largohet nga Milani, transferohet në La Liga

Andre Silva është pranë kalimit në kampionatin spanjoll.

Sport

10/08/2018 20:39

Sulmuesi i Kombëtares së Portugalisë nuk është ftuar nga trajneri Gattuso për sfidën ndaj Real Madridit për të shtunën mbrëma, pasi është afër transferimit te Sevilla.

‘SkySport Italia’ raporton se Andrea Silva që sezonin e kaluar shënoi vetëm dy gola në fanellën e Milanit, është pranë finalizimit të transferimit te skuadra spanjolle.

Madje pretendohet se Silva do t’i kryejë testet mjekësore në 48 orët e ardhshme, për të kaluar në formulën e huazimit te Sevilla, me të drejtën e blerjes në fund të sezonit.

Vlen të ceket se Milan këtë javë kanë shitur te Atletico Madrid sulmuesin Nikolla Kalinic, ndërsa në prag të largimit është edhe Carlos Bacca./Lajmi.net/