Andi Hoti ftohet për parapërgatitjet te ekipi i parë i Interit

Talenti kosovar Andi Hoti ka marrë ftesën për t'u stërvitur me ekipin e parë të Interit për miqësoret parapërgatitese.

Sport

08/07/2021 22:59

Hoti që është pjesë e Kosovës U21 shihet si ndër talentët e së ardhmes, derisa së fundmi rinovoi kontratën me Interin deri në vitin 2023, shkruan lajmi.net.

Tani, Hoti edhe është ftuar te Inter për ndeshjet miqësore parapërgatitese.

Komunikata e Interit:

Portierë: Handanovic, Radu Cordaz

Mbrojtës: D’Ambrosio, Ranocchia, Darmian, Dimarco, Kolarov, Vanheusden, Pirlo, Dalbert

Mesfushorë: Agoume, Sensi, Gagliardini, Nainggolan

Sulmues: Salcedo, Mulattieri, Colidio, Pinamonti

Lojtarët e akademisë Lorenzo Moretti, Nikolaos Botis, Cesare Casadei, Andi Hoti dhe Franco Carboni i janë bashkuar skuadrës”, shkroi Inter.

Hoti ishte ftuar te Kosova U21 për ndeshjen ndaj Andorrës, por nuk zhvilloi asnjë minutë./Lajmi.net/