Ancelotti vendos për Casillasin

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka thënë se Iker Casillas është ende numri 1 i padiskutueshëm për skuadrën e tij.

Sport

15/09/2014 17:16

Carlo Ancelotti ka ende besim në aftësitë e Casillasit, pavarësisht paraqitjeve të tij të dobëta në disa ndeshjet e fundit e sidomos kundër Atletico Madridit.

“Diskutimi për portierët e skuadrës sonë nuk duhet të ekzistojë. Unë nuk do ta ushqej debatin i cili po qarkullon nëpër media”.

“Debati për mua është i mbyllur, dua të jem i qart në këtë aspekt. Debati se cili portier do të startojë për skuadrën time nuk duhet të ekzistojë”.

“Casillas ka eksperiencë dhe karakter, për këtë arsye ai di shumë mirë sesi të dal nga këto situata”, tha Ancelotti.