Ancelotti transferon yllin e Realit në Bayern

Trajneri i ardhshëm i Bayern Munichut, Carlo Ancelotti kërkon një futbollist të madh të Real Madridit.

Sport

23/01/2016 11:54

Carlo Ancelotti kërkon transferimin e Karim Benzemas.

Trajneri i ardhshëm i Bayern Munichut është i interesuar për angazhimin e sulmuesit të Real Madridit, raporton “OK Diario”, përcjell “Lajmi.net”.

Robert Lewandowski mund të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.

Andaj, Ancelotti kërkon ish futbollistin e tij nga Santiago Bernabeu për pasardhës të polakut.