Ancelotti ‘spiunon’ Atleticon
Si mposhtet Atletico Madrid? Los Colchoneros, befasia e La Ligës në Spanjë e mbi të gjitha kundërshtari i ardhshëm i Milanit në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, u këndellën në fundjavë duke fituar 3:0 ndaj Valladolidit, pas një jave të vështirë të mbyllur me humbje të dyfishtë në Copa del Rey kundër Real Madridit,…
Sport
Si mposhtet Atletico Madrid?
Los Colchoneros, befasia e La Ligës në Spanjë e mbi të gjitha kundërshtari i ardhshëm i Milanit në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, u këndellën në fundjavë duke fituar 3:0 ndaj Valladolidit, pas një jave të vështirë të mbyllur me humbje të dyfishtë në Copa del Rey kundër Real Madridit, të bashkuar me një tjetër disfatë në La Ligë nga Almeria.
Dhe, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka zbuluar sekretet e skuadrës së drejtuar nga Diego Simeone, gjatë një interviste për Corriere dello Sport.
“I kam dhënë këshilla Seedorfit se si mund t’i mposht? Po, dëgjohem shpesh me të. Është mik i imi”, deklaroi ish trajneri i Milanit dhe Paris Saint-Germain.
“Më ka kërkuar ndonjë informacion, ishte e pashmangshme, por ai e di se si mund të mposhten. Atletico luan ngjashëm me imazhin e trajnerit të tij. Simeone më kujtohet mirë si futbollist, ishte shumë inteligjent nga aspekti taktik dhe e jepte maksimumin nga ana e angazhimit”.