Ancelotti shpall kampionët e ligave evropiane

Carlo Ancelotti ka parashikuar kampionët në ligat kryesore evropiane.

Sport

24/10/2015 13:00

Carlo Ancelotti beson se Real Madrid do ta fitojë La Ligën.

Përkundër shkarkimit të tij nga Santiago Bernabeu, ai mendon se ish skuadra e tij do të triumfojë në Spanjë.

“Real Madrid”, u përgjigj ai në pyetjen se kush do të jetë kampion në La Ligë.

Kurse, strategu italian ka parashikuar edhe kampionët në ligat tjera evropiane.

“Roma në Serie A, Manchester City në Premierligë”, u shpreh ai.