Ancelotti: Ronaldos nuk i duhen më shumë gola

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka thënë se lojtarit të tij, Cristiano Ronaldos nuk i duhen më shumë gola, pasi do të ishte i kënaqur nëse portugezi nuk do të shënonte asnjë gol deri në fund.

Sport

29/04/2015 23:36

Ancelotti ka thënë se do të ndihej shumë i lumtur edhe nëse Ronaldo nuk do të shënonte asnjë gol deri në fund të këtij sezoni.

“Nëse Ronaldo nuk do të shënonte nga sot e deri në fund të sezonit, atëherë unë përsëri do të isha i lumtur”, tha Ancelotti në konferencë për shtyp pas takimit ndaj Almerias.

“Ai ka shënuar 50 gola deri tani në këtë sezon”, përfundoi trajneri italian fjalët e tij për Ronaldon.