Ancelotti – Rashica, lajmi i fundit nga Anglia

Milot Rashica vazhdon të zgjojë interesim nga Premierliga.

Sport

16/09/2020 14:53

Ylli kosovar i Werder Bremen është ende në qendër të spekulimeve në lidhje me një largim të mundshëm nga klubi gjerman, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Kurse, pas Aston Villës dhe Leeds United, në garë për transferimin e tij ka hyrë edhe Everton, raportojnë mediat angleze, transmeton lajmi.net.

Trajneri Carlo Ancelotti thuhet se e pëlqen përfaqësuesin kosovar, i cili shkëlqeu në Werder Bremen në dy sezonet e fundit.

Por, në vend të tij, tash klubi nga Liverpooli po e kërkon Rashicën.

Klubi anglez është i bindur se mund ta transferojë ish-futbollistin e Vushtrrisë dhe Vitesses për 20 milionë euro.

Futbollistin e krahut e pëlqejnë edhe Napoli në Itali dhe Leipzigu në Gjermani.

Ai i ka realizuar 11 gola dhe i ka dhuruar 8 asistime në 34 ndeshje në sezonin 2019/2020. /Lajmi.net/