Ancelotti: Perez ka synime serioze për verën e ardhshme

Gjiganti spanjoll duket se do të përforcohet shumë në fund të ediconit.

Sport

27/11/2021 11:46

Real Madridi flitet se verën e ardhshme do të transferojë disa futbollistë cilësorë, transmeton lajmi.net.

Këtë gjë e ka konfirmuar në një mënyrë edhe trajneri Carlo Ancelotti, i cili tha se Perez ka synime të qarta për merkaton e ardhshme.

Ancelotti ndër të tjera foli edhe për çështjen e Superligës Evropiane, ndërsa refuzoi të përgjigjej në pyetjen për transferimin e Erling Haaland dhe Kylian Mbappe.

“Le të flasim për Mbappé dhe Haaland më vonë. Disa kohë më parë do të isha përgjigjur ndryshe, por kam hyrë në një moment të jetës sime ku preferoj të jem në paqe me botën, nuk kam kohë për mosmarrëveshje”.

“Thirrja e Real Madridit ishte një surprizë e mahnitshme. Nëse do të ishte në dorën time, do të qëndroja përgjithmonë, nuk ka vend më të mirë se Real Madridi për futboll”.

“Gjithçka mbetet e njëjtë këtu, përveç trajnerëve. Gazetarët, fizikantët, punëtorët e magazinës janë gjithmonë të njëjtë, po kështu është edhe vizioni i klubit. Në një vit, në fund të dhjetorit 2022, do të kemi një stadium të ri dhe Florentino ka synime serioze për korrikun”.

Real Madrid, Barcelona dhe Juventus janë ende të përfshirë në Superligë dhe Ancelotti shpjegon pse ideja ka kuptim.

“Futbolli duhet të ndryshojë shpejt”, tha ish-trajneri i Milanit. “Para së gjithash, na duhen më pak lojëra, cilësia është përkeqësuar, lojtarët janë të rraskapitur. Dikush refuzon të luajë me kombëtaret e tyre. Ka shumë lëndime dhe lojëra që përfundojnë 10-0, është koha ta ndalojmë.

“Na duhen dy dritare për ekipet kombëtare, kam folur për këtë me Arsene Wengerin disa kohë më parë”.

“Jam i sigurt se lojtarët do të ishin të hapur për të ulur pagat e tyre me më pak ndeshje dhe trajnerët do të bënin të njëjtën gjë. Nuk jemi në gjendje të punojmë dhe të lëmë gjurmë”, tha Ancelotti. /Lajmi.net/