Ancelotti: Paguam për gabimet

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka thënë se barazimi i skuadrës së tij ndaj Valencias ishte si shkak i gabimeve që bëri skuadra e tij në këtë takim.

Sport

10/05/2015 09:44

Real Madridi pagoi për gabimet që bëri në barazimin 2-2 ndaj Valencias, gjithnjë sipas fjalëve të thëna nga Ancelotti.

“Rezultati nuk ishte i mirë, ndërsa ndeshja ishte shumë e mirë”, tha Ancelotti për reporterët.

“Ne kishim shumë raste për të shënuar, luftuam deri në fund dhe e merituam fitoren. Sidoqoftë, ajo që bëmë nuk ishte e mjaftueshme për të fituar”.

“Ne paguam për gabimet e vogla, por reagimi në pjesën e dytë ishte shumë i mirë”, përfundoi italiani.