Të Infektuar: 1052

Të Shëruar: 820

Të Vdekur: 30

Ancelotti: Nuk ke nevojë t’i japësh instruksione Cristiano Ronaldos

15:00 | 22 Maj 2020

Carlo Ancelotti nuk ka kursyer lëvdatat për Real Madrid, e në veçanti për Cristiano Ronaldo.

Një nga trajnerët më të mirë italianë, Ancelotti, ka pasur një aventurë mjaft të mirë me Real Madrid, dhe këtë nuk do ta harrojë kurrë.

Carlo ka thënë se është punë ëndrrash ajo te Real Madrid, por nuk ka kursyer lëvdatat as për Cristiano Ronaldo, për të cilin thotë se ishte një studen model, dhe i cili nuk kishte nevojë për instruksione.

“Mendoj se kur je trajner, ti provon të arrish ta drejtosh një herë Real Madrid. Kalova dy vite atje dhe janë të paharrueshme, sepse mendoj se Real Madrid është klubi më i mirë në botë, edhe për imazhin që kanë nga jashtë”, ka thënë Ancelotti, transmeton lajmi.net.

“Kudo që shkonim, në secilin vend, kishte shumë njerëz atje që donin të na shihnin, përkrahnin, kështu që ishte e paharruar.”

“Për lojtarët si Ronaldo, të cilët shënojnë në çdo ndeshje, nuk ka nevojë t’iu japësh instruksione”, ka thënë mes tjerash Ancelotti.

Ancelotti merrte drejtimin e Real Madrid në vitin 2013, dhe i sillte ‘Los Blancos ‘La Decima’ e shumëpritur asokohe. /Lajmi.net/