Ancelotti: Nuk e kam mendjen te Mbappe

Carlo Ancelotti është shprehur se nuk po mendon në lidhje me Kylian Mbappe, pasi, sipas tij, më e rëndësishme tani për tani është finalja e Champions League ndaj Liverpoolin.

Sport

19/05/2022 14:12

Francezi u lidh për një kalim të mundshëm te Real Madrid në verën e këtij viti, spekulime të cilat po vazhdojnë edhe këto kohë.

Gjithsesi, kjo çështje aktualisht duket se nuk po përbën ndonjë relevancë për italianin, i cili është i fokusuar në finalen e kompeticionit më të madh për klube.

“Nuk jam duke menduar fare për Mbappen. Fokusi ynë i vetëm është finalja e Champions League dhe stop”, tha ai, transmeton lajmi.net.

Ndeshja Real Madrid – Liverpool do të luhet të shtunën e 28 majit, më fillim nga ora 21:00. /Lajmi.net/