Ancelotti lavdëron mbrojtjen e Realit

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti e ka lavdëruar qëndrimin e mbrojtjes së tij, pas fitores së rëndësishme ndaj Malagas mbrëmë, 1:0. Goli i Cristiano Ronaldos në La Rosaleda ishte i mjaftueshëm për liderin e La Ligas që ta ruajë serinë prej 18 ndeshjesh pa humbje. Malaga bëri presion në pjesën e dytë, por ekipi…

Sport

16/03/2014 08:04

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti e ka lavdëruar qëndrimin e mbrojtjes së tij, pas fitores së rëndësishme ndaj Malagas mbrëmë, 1:0.

Goli i Cristiano Ronaldos në La Rosaleda ishte i mjaftueshëm për liderin e La Ligas që ta ruajë serinë prej 18 ndeshjesh pa humbje.

Malaga bëri presion në pjesën e dytë, por ekipi madrilen e menaxhoi si duhet situatën, duke mbetur i pamposhtur për 90 minuta.

“Ndeshja ishte mjaft e vështirë, sepse Malaga luajti fortë. Ne kishim mundësi për golin e dytë, por nuk kishim fat. Nuk e dhamë golin e dytë dhe më pas vuajtëm. Rezultati është mjaft i mirë dhe i rëndësishëm”, deklaroi trajneri italian pas ndeshjes.

“Nuk mund të fitosh gjithmonë 2-0 apo 3-0. Ne kemi punuar shumë dhe jam i lumtur. Nuk ishte loja më e dobët. Nuk ishte spektakolare. Ne dështonim në pasimin e fundit”, vazhdoi ai.

Karim Benzema e pësoi një lëndim në minutën e 32’të dhe u zëvendësua nga Angel Di Maria, por duket se sulmuesi francez mund të jetë i gatshëm për El Clasicon e fundjavës tjetër.

Ndërkohë, Ancelotti thotë se Real Madridi është i gatshëm përballjen me Barcelonën, në të cilën, një fitore eventuale do t’ia siguronte praktikisht titullin e kampionit në La Liga.