Ancelotti: Kthehem në Serie A, vetëm për këtë ekip

Carlo Ancelotti ka pranuar se mund të rikthehet në Serie A, por vetëm për bankinën e Milanit.

Sport

24/10/2015 09:45

Carlo Ancelotti ka filluar të planifikojë rikthimin e tij në postin e trajnerit.

I shkarkuari nga Real Madrid gjatë verës, ka vendosur që të pushojë për një vit para se të gjejë një angazhim të ri.

Por, ai ka pranuar se është një skuadër në Serie A për të cilën do të rikthehej të punonte në Itali.

“Kur do të kthehem në bankinë? Vitin tjetër, nëse dikush më dëshiron”, deklaroi Ancelotti për të përditshmen sportive italiane “Gazzetta dello Sport”.

“Klub ose Kombëtare? Klub. Mos të bëjmë shaka. Dua të qëndrojë çdo ditë në fushë. Gjatë verës isha afër Milanit, por vendosa të pushoj për një vit. Dhe, e them të vërtetën, në Itali do të rikthehesha vetëm për Milanin”, u shpreh ai.