Ancelotti konfirmon gjithçka për James Rodriguez

Carlo Ancelotti thotë se Napoli është ende duke negociuar një marrëveshje për të nënshkruar me James Rodriguez nga Real Madrid, ndërsa Atletico Madrid ka nisur të përfshihet.

Sport

22/07/2019 09:44

James është lidhur me Napolin gjatë gjithë kësaj dritareje të transferimeve, por një marrëveshje që do të ribashkoi yllin e Kolumbisë dhe trajnerin Ancelotti ende nuk është duke u realizuar.

Atletico ka dalë si një destinacion i mundshëm për James, në mes të bllokimit të bisedimeve mes klubit italian dhe Real Madridit, përcjell lajmi.net.

I pyetur për ndjekjen e Napolit ndaj James, Ancelotti i tha TV Luna: “Unë nuk jam i vetëdijshëm nëse ai ka arritur një marrëveshje me Atleticon”.

“Ne jemi ende duke folur me James, një lojtar që më pëlqen. Unë jam shumë i lidhur me James, e vlerësoj atë shumë lartë dhe ai me siguri mund të përmirësojë ekipin tonë”.

“Ai nuk ka nevojë të reklamojë veten. Është një lojtar i madh, por nuk është i vetmi lojtar për të cilin po negociojmë haptazi”, tha italiani. /Lajmi.net/