Ancelotti: Kjo skuadër nuk do ta fitojë Ligën e Kampionëve

Carlo Ancelotti nuk beson se Ajax mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Sport

17/04/2019 21:05

Skuadra holandeze po shijon momente të paharruara në Ligën e Kampionëve, duke eliminuar Juventusin në çerekfinale, ndërsa një fazë më herët kishte eliminuar Real Madridin.

Pavarësisht këtyre paraqitjeve, trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, nuk beson se Ajax mund të triumfojë në Ligën e Kampionëve.

“Ajaxi luan shumë futboll të mirë, por askush nuk mund të priste se do të arrinte në gjysmëfinale”, ka deklaruar Ancelotti, përcjell ‘lajmi.net’.

“Nuk mendoj se do ta fitojë Ligën e Kampionëve, por ndoshta e kam gabim. Ata luajnë futboll proaktiv, e mbrohen individualisht dhe përfitojnë nga situatat një me një”./Lajmi.net/