Ancelotti: Kemi luajtur shumë ndeshje, lojtarët janë lodhur

Carlo Ancelotti ka dhënë komentet e tij pas ndeshjes ndaj Rayo Vallecano. Skuadra e Real Madrid ka pësuar humbje ndaj Rayo, duke humbur edhe pozitën e parë në tabelë. Pas ndeshjes, Ancelotti ka dhënë komentet e tij dhe është arsyetuar me orarin e ngjeshur. “Ne luajtëm shumë ndeshje. Lojtarët janë të lodhur”, ka thënë Ancelotti,…

Sport

07/11/2022 23:48

Carlo Ancelotti ka dhënë komentet e tij pas ndeshjes ndaj Rayo Vallecano.

Skuadra e Real Madrid ka pësuar humbje ndaj Rayo, duke humbur edhe pozitën e parë në tabelë.

Pas ndeshjes, Ancelotti ka dhënë komentet e tij dhe është arsyetuar me orarin e ngjeshur.

“Ne luajtëm shumë ndeshje. Lojtarët janë të lodhur”, ka thënë Ancelotti, transmeton lajmi.net.

“Në këto ndeshje, kur rivali bën shumë presion, duhet freski dhe ne s’e kishim atë”, shtoi tutje trajneri italian.

Real Madrid mbetet tashmë me dy pikë prapa skuadrës së Barcelonës, e cila merr kreun e La Liga. /Lajmi.net/