Ancelotti: Jam i gëzuar me paraqitjen, Courtois më i miri

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti është deklaruar pas fitores ndaj Athletic Club.

Sport

02/12/2021 08:17

“Los Blancos” triumfuan me rezultat minimal 1 – 0, falë golit të Karim Benzema, shkruan lajmi.net.

Tekniku italian ka lavdëruar lartë paraqitjen e Courtois, derisa ishte i shprehur i lumtur me fitoren ndaj klubit madrilen.

“Zhvilluam lojë kundër një skuadre që pushoi për dy ditë më shumë dhe nuk merr pjesë në garat evropiane. Jam i kënaqur me paraqitjen”.

“Courtois ndaloi gjithçka, i jep besim sulmuesve. Edhe në çdo stërvitje ai ndal gjithçka. Për ne, padyshim është më i miri”.

“Besimi i plotë i skuadrës është i lartë, duhet të shërohemi mirë dhe të përgatitemi për ndeshjen e rëndësishme kundër Real, do jetë e vështirë”.

Real Madrid momentalisht është lider në La Liga, plotë shtatë pikë para Atletico Madridit./Lajmi.net/