Ancelotti: Ja pse u largua Lopez

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka bërë të ditur arsyet e largimit të portierit Diego Lopez nga Santiago Bernabeu. Ai thotë se 32-vjeçari deshi të provojë një sfidë të re.

Sport

10/09/2014 20:27

Diego Lopez u largua nga Real Madrid në mënyrë që të gjejë stabilitet si futbollist, ka thënë trajneri Carlo Ancelotti.

Lopez iu bashkua Milanit gjatë afatit kalimtar të verës pasi humbi statusin e titullarit tek Los Blancos. Ancelotti ka mbështetur 32-vjeçarin që të paraqitet me sukses në Serie A dhe shpjegoi arsyet e largimit të tij nga Santiago Bernabeu.

“Në Madrid ai do të luftonte për një vend me Casillasin, andaj vendosi për të shfrytëzuar një sfidë të re, një stil të ri të futbollit në një ligë tjetër”, deklaroi Ancelotti për të përditshmen italiane “Il Giornale”.

“Ai është portier kualitativ, punëtor i madh dhe i përkushtuar. Ai deshi më shumë stabilitet dhe për këtë arsye u largua nga Madridi”, u shpreh strategu i Realit.