Ancelotti i interesuar për punën e Bayernit

Trajneri aktual i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka shprehur dëshirën e tij për tu transferuar te Bayern Munich gjatë vitit 2016, kur kontrata e Guardiolës do të përfundojë me skuadrën bavareze.

Sport

11/02/2015 15:38

Ancelotti në mënyrë indirekte ka shprehur dëshirën e tij për të marrë në dorë punën e Bayern Munichut gjatë vitit 2016, atëherë kur kontrata e Guardiolës përfundon me këtë skuadër.

“Bundesliga është rritur shumë shpejtë. Niveli i saj është barazuar me Anglinë dhe me Spanjën”, tha Ancelotti.

“Gjermania arriti që ta fitojë Kupën e Botës. Teknologjia është përmirësuar. Mua më pëlqen shumë, gjithçka rreth tyre”, ishte përgjigja e Ancelottit kur u pyet nga gazetarët nëse do dëshironte transferimin te Bayerni gjatë vitit 2016.