Ancelotti i dëshpëruar nga Dalic, e ‘lodhi’ shumë Luka Modricin
Carlo Ancelotti duket se është zemëruar nga vendimi i trajnerit të Kombëtares së Kroacisë, Zlatko Dalic për t’i dhënë minuta të plotë Luka Modricit. Sipas mediave në Spanja, Ancelotti i kërkoi trajnerit kroat për të mos e angazhuar shumë Modricin në ndeshjet e rëndësishme për rrugën në Euro 2024, shkruan Lajmi.net Megjithatë këtë kerkesë trajneri…

Sport
Carlo Ancelotti duket se është zemëruar nga vendimi i trajnerit të Kombëtares së Kroacisë, Zlatko Dalic për t’i dhënë minuta të plotë Luka Modricit.
Sipas mediave në Spanja, Ancelotti i kërkoi trajnerit kroat për të mos e angazhuar shumë Modricin në ndeshjet e rëndësishme për rrugën në Euro 2024, shkruan Lajmi.net
Megjithatë këtë kerkesë trajneri Dalic nuk e dëgjoi dhe i dha 180 minuta Modricit në dy ndeshjet ndaj Uellsit dhe Turqisë.
“Ancelotti është i zemëruar. Ai i tha djalit të tij, Davide se si ishte tronditur nga Dalic që nuk i kushtoi vëmendje lutjeve të tyre. Ancelotti shpreson që Modric nuk është lodhur dhe të jetë i gatshëm për ndeshjet e UEFA Champions League”, shkruhet në mediat spanjolle
Përveç kësaj kërkese, Real Madrid i ka kërkuar Modricit të pensionohet nga Kombëtarja në mënyrë që të vazhdojë kontratën me klubin madrilen. Kjo për shkak se lojtari po jep shumë në shtetin e tij./Lajmi.net/