Ancelotti: Hazard do të qëndrojë në Real Madrid edhe për një sezon
Carlo Ancelotti ka njoftuar se Eden Hazard do të qëndrojë për të paktën edhe një sezon te Real Madrid.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2022/05/soccer-cl-1-8-final-psg-vs-real-madrid-1.jpg)
Sport
Belgu ka pasur një periudhë jo të lehtë me lëndime që prej se u transferua te “Los Blancos”, transmeton lajmi.net.
Përkundër që nuk arriti të japë tërë potencialin e tij, sulmuesi e ka të qartë planin e tij.
Të paktën kështu thotë edhe trajneri i tij te madrilienët, i cili nuk ka mëdyshje për këtë.
“Eden Hazard do të qëndrojë sezonin e ardhshëm. Plani i tij është i qartë”, tha ai.
Mbetet të shihet nëse belgu do t’i bindet dëshirave të teknikut të tij. /Lajmi.net/