Ancelotti e Ronaldo mbajnë Di Marian

Angel di Maria spekulohet me largim nga Real Madrid. Por, trajneri Carlo Ancelotti e ylli portugez Cristiano Ronaldo janë angazhuar për ta bindur argjentinasin të mbetet në Santiago Bernabeu.

Sport

13/08/2014 09:44

Pavarësisht ofertave nga Manchester United, Paris Saint-Germain e Monaco, Angel di Maria mund të mbetet në Real Madrid.

Sipas “Sportmediaset”, Carlo Ancelotti e Cristiano Ronaldo janë duke i bërë presion argjentinasit që të mbetet në Santiago Bernabeu.

Di Maria spekulohet me largim nga kampioni i Evropës pas transferimit të kolumbianit James Rodriguez. Mirëpo, ende nuk ka diçka konkrete rreth largimit të tij.

Andaj, Ancelotti dhe Ronaldo raportohet se janë duke shfrytëzuar rastin për të bindur Di Marian që të qëndrojë në Santiago Bernabeu edhe për sezonin e ardhshëm, lajm që do të gëzonte tej mase tifozët e Realit.