Ancelotti e përjashton mundësinë e kalimit te Bayern

Carlo Ancelotti i ka mohuar spekulimet të cilat e lidhin atë me klubin gjerman Bayern Munich.

Sport

26/10/2015 08:06

Sipas Ancelottit, mungesa e konkurrencës që Bayern e ka në Bundesliga, e bën atë që të mos kënaqet teksa i shikon ndeshjet e tyre.

“Bayerni do ta fitojë Bundesligan, pa i futur duart në xhepa”, deklaroi italiani.

“Më duhet ta pranoj që s’mund të kënaqem me lojët e Bayernit”, ka thënë ai.

“Ka shumë pak konkurrencë të vërtetë”, përfundoi Ancelotti.