Ancelotti e lë jashtë skuadrës futbollistin kosovar
Carlo Ancelotti e ka lënë jashtë skuadrës talentin Meritan Shabani, për ndeshjet parasezonale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sport
Carlo Ancelotti e ka publikuar listën e futbollistëve të cilët do të udhëtojnë në SHBA për ndeshjet parasezonale.
Edhe pse në listën prej 23 futbollistëve të ftuar nga strategu italian janë disa futbollistë nga akademia, aty nuk ndodhet edhe kosovari Meritan Shabani.
Shabani u paraqit në tri ndeshje miqësore për Bayernin, përfshirë edhe atë ndaj Manchester Cityt.
Në këtë listë nuk bënë pjesë Mats Hummels e as Robert Lewandowski.