Ancelotti e largoi Ozilin

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka bërë të ditur se ishte përgjegjës për shitjen e Mesut Ozilit për 51 milionë euro në Arsenal gjatë afatit kalimtar të verës. Por, ai ka insistuar se nuk do të lejojë largimin e argjentinasit Angel di Maria. Shitja e Ozilit zgjoi befasi të madhe anembanë Evropës, ku disa…

Sport

09/12/2013 20:30

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka bërë të ditur se ishte përgjegjës për shitjen e Mesut Ozilit për 51 milionë euro në Arsenal gjatë afatit kalimtar të verës.

Por, ai ka insistuar se nuk do të lejojë largimin e argjentinasit Angel di Maria.

Shitja e Ozilit zgjoi befasi të madhe anembanë Evropës, ku disa futbollistë të Realit po ashtu shprehën pakënaqësinë e tyre për largimin e reprezentuesit gjerman nga Santiago Bernabeu.

Së fundmi, kanë filluar të qarkullojnë spekulime se edhe Di Maria mund të braktisë Realin në janar. Por, Ancelotti e mohoi këtë.

“Unë e kam dhënë aprovimin për shitjen e Ozilit. Por, nuk është njësoj me Di Marian, ai është shumë i rëndësishëm për ekipin”, deklaroi Ancelotti.

“Di Maria nuk ka biseduar me mua ose me klubin. Ai më duket i lumtur dhe i qetë por nëse ka nevojë të bisedojmë, dera ime është gjithmonë e hapur”, përfundoi strategu italian.