Ancelotti e do finalen me Juventusin

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka thënë se dëshiron të takohet me Juventusin në finalen e edicionit të sivjetmë të Ligës së Kampionëve.

Sport

03/04/2015 13:18

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka bërë të ditur se nëse mund të zgjedh një kundërshtar, atëherë dëshiron të takohet me Juventusin në finalen e edicionit të sivjetmë të Ligës së Kampionëve.

Los Blancos do të ndeshen me Atletico Madridin kurse Bianconerët me Monacon në çerekfinale të garës.

Por, Ancelotti ka preferencën e tij për finale.

“Shpresoj të takohem me Juventusin në finalen e Ligës së Kampionëve”, deklaroi Ancelotti për të përditshmen sportive italiane “Gazzetta dello Sport”.