Ancelotti: Bale është mirë
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka konfirmuar se Gareth Bale është rikuperuar plotësisht në lëndimi duke shtuar se dyshimi i vetëm është nëse ai do të startojë në ndeshjen e nesërme.
Sport
Carlo Ancelotti ka konfirmuar se Gareth Bale është rikuperuar plotësisht nga lëndimi, mirëpo dyshimi i vetëm i tij është nëse ai do të startojë në ndeshjen e nesërme ndaj Liverpoolit.
“Bale është shumë mirë. Coentrao, Carvajal, Illarra dhe Khedira janë gjithashtu të gatshëm për lojë”.
“Dyshimi im i vetëm është nëse do të pushojë disa lojtarë të cilët kanë luajtur shumë ndeshje këtë sezon. Për këtë gjë, unë do të vendos gjatë ditës së nesërme”, tha Ancelotti.