Analiza e pasaktë e këshilltarit të kryeministrit që u demantua nga policia

Shefi i kabinetit të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, Sokol Havolli ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se po kërkohet “kime në vo”, kur po flitet për vizitën e Mustafës tek ura në Leposaviq.

Lajme

03/12/2016 15:58

Lexoni postimin e plotë të Havollit:

Permendet veriu, komenti menjëherë: Kryeministër pse s’po shkon?

Shkon Kryeministri në veri: Komenti menjëher: Në cilën rrugë shkove? Pse u vonove?

Përgjigjet gjatë gjithë ditës ishin se Kryeministri ka shkuar nëpër rrugë të Kosovës, pa vonesë. Por prap, jeni duke kërkuar qime në ve (kime në vo).

Një është e sigurt se kjo nguti që çdo punë të këtyre 17 viteve e keni kërkuar dhe e keni prite nga Kryeministri Isa Mustafa, tregon se të gjithë ju në fakt, që për çdo proces që ngritni pikëpyetje dhe keni “hedhë gurë” ndaj çdo pune, thellë në ndërdijen tuaj keni besim tejet të madh ndaj Kryeministrit se përndryshe, këto pyetje, nuk i keni bërë në 17 vitet e fundit. “Qime në ve” nuk do të gjeni, përveç nëse ia vendosni vet ndonjë me ngjitës.