Analisti Pozhari: Vajzave të ua rikujtojmë që s’është e rëndësishme vetura Audi A8

Një ngjarje tragjike ndodhi të dielën mbrëma në qytetin e Ferizaj ku 18 vjeçarja, M.O u la pa shenja jete në objektin e Spitalit të Ferizajt.

Lajme

23/08/2021 14:58

E njëjta dyshohet të jetë vrarë teksa lidhur me këtë rast nga Policia e Kosovës është arrestuar një person i dyshimtë dhe po kërkohet një tjetër.

Pas kësaj ngjarje ka reaguar edhe analisti, Xhevdet Pozhari, ku tha se duhet angazhim për edukimin e djemve në shoqëri, transmeton lajmi.net.

Por nuk u ndal me kaq pasi i njëjti bëri edhe një koment tjetër që ka të bëjë me vajzat në përgjithësi.

Postimi i plotë:

E vërtetë se ne duhet të angazhohemi shumë për edukimin e djemve në këtë shoqëri, veçanërisht për respektin ndaj gjinisë femërore dhe t’i shembim stereotipet patriarkale.
Por, poaq e rëndësishme është që edhe vajzave duhet rikujtuar sa më shpesh se nuk është me rëndësi vetura Audi A8, por gomari që e nget atë./Lajmi.net/