Analisti Latifi: Kandidatët për kryeministër të zhvillojnë tri debate publike për ta ditur qytetarët nëse kanë ide apo vetëm retorikë boshe

Analisti Blerim Latifi ka propozuar që kandidatët për kryeministër të zhvillojnë tri debate publike. Sipas tij këto debate duhet të bëhen një për dialogun, një për ekonominë dhe një për sektorët vitalë të shtetit, arsimin dhe shëndetësinë, shkruan lajmi.net. “Përmes këtyre debateve qytetarët mund të kuptojnë se a kanë këta kandidatë realisht ide konkrete për…

Lajme

10/11/2024 18:46

Analisti Blerim Latifi ka propozuar që kandidatët për kryeministër të zhvillojnë tri debate publike.

Sipas tij këto debate duhet të bëhen një për dialogun, një për ekonominë dhe një për sektorët vitalë të shtetit, arsimin dhe shëndetësinë, shkruan lajmi.net.

“Përmes këtyre debateve qytetarët mund të kuptojnë se a kanë këta kandidatë realisht ide konkrete për zgjidhjen e problemeve të këtij vendi apo e tëra që ofrojnë është vetëm retorikë boshe për veshët e militantëve të partive të tyre. Ky është kuptimi dhe vlera e vërtetë e demokracisë dhe e zgjedhjeve. Retorika politike e shoqëruar me ide konkrete e racionale mund të gëlltitet disi, por kur asaj i mungojnë këto ide, atëherë ajo merr tiparet e një ofendimi të hapur që i bëhet intelektit njerëzor”, ka shkruar Latifi në Facebook. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë: