Analisti i afërt me VV-në emërohet këshilltar i ministrit Arben Vitia

Analisti pro-VV, Xhevdet Pozhari, tashmë ka marrë një post të ri. Ai është emëruar si këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia. Këtë e ka konfirmuar Xhevdet Pozhari, i cili ka deklaruar se është vetëm këshilltar i jashtëm. Në një përgjigje për Nacionale, Pozhari ka deklaruar se është rekrutuar vetëm si ekspert i jashtëm, duke…

Lajme

03/02/2023 17:50

Analisti pro-VV, Xhevdet Pozhari, tashmë ka marrë një post të ri.

Ai është emëruar si këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Këtë e ka konfirmuar Xhevdet Pozhari, i cili ka deklaruar se është vetëm këshilltar i jashtëm.

Në një përgjigje për Nacionale, Pozhari ka deklaruar se është rekrutuar vetëm si ekspert i jashtëm, duke sqaruar se nuk paguhet nga buxheti i Kosovës.

Pozhari veçse ka nisur të dalë në terren bashkë me ministrin Vitia. Me të parin e shëndetësisë, Pozhari u pa në Ferizaj, në një takim me kryetarin e këtij qytetit, Agim Aliu.

Nuk dihet nëse Pozhari do të vazhdojë të jetë edhe analist në ATV, ku shquhej për debat të ashpër, gjë e cila e ka bërë të njohur atë.