Analisti Henry

Golashënuesi më i mirë i Arsenalit, ish reprezentuesi francez, Thierry Henry, vazhdon të jetë i shumëkërkuar në Angli. 36-vjeçari, i cili ka kontratë me New York Red Bulls deri në fund të sezonit 2014 në Major League Soccer vazhdon të zgjojë interesim të madh në Angli. Por, nuk bëhet fjalë më për kualitetet e tij…

Sport

13/12/2013 12:50

Golashënuesi më i mirë i Arsenalit, ish reprezentuesi francez, Thierry Henry, vazhdon të jetë i shumëkërkuar në Angli.

36-vjeçari, i cili ka kontratë me New York Red Bulls deri në fund të sezonit 2014 në Major League Soccer vazhdon të zgjojë interesim të madh në Angli.

Por, nuk bëhet fjalë më për kualitetet e tij si futbollist, por ato si analist.

Henry ishte mysafir në televizionin Sky Sports gjatë ndeshjeve të xhiros së fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve dhe ishte aq i mirë në analizën e tij sa që menjëherë ka filluar të një garë e ashpër mes disa prej televizioneve më të mëdha për të siguruar marrëveshje me të.

Sky Sports, BBC dhe BT Sport, raportohet se e duan Henryn si analist të tyre, Kurse, këshilltarët e sulmuesit francez kanë deklaruar se është ende herët të flitet për një angazhim të plotë të Henrys si komentator, pasi ky mund të jetë një opsion vetëm pas pensionimit të tij.